Aksident në Lushnje, motori bie në kanal, shpëton për mrekulli 17 vjeçari

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 07:06 | Kronikë

Aksident në Lushnje, motori bie në kanal, shpëton për

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh qytetin e Lushnjës me autostradën. Një 17-vjeçar, duke drejtuar një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal me ujë.

Fatmirësisht, dy kalimtarë të rastësishëm që po udhëtonin me automjetin e tyre ndaluan menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Ata arritën ta nxjerrin të riun nga uji, ku ai rrezikonte të mbytej.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte në rrugë për t’u kthyer në shtëpi në momentin e aksidentit. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi mjetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos