Aksident në Përmet, humb jetën 90-vjeçari

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 10:44 | Kronikë

Aksident në Përmet, humb jetën 90-vjeçari

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e të enjtes, pasi është përplasur nga një makinë në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkruan A2 CNN.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:10, njoftoi policia, kur shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. 

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos