Policia Kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një sasi lënde narkotike e llojit Kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMË”. Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve””, njofton policia.
(A2 Televizion)