Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e Safet Gjicit

Nga A2 CNN
25 Shtator 2025, 15:37 | Kronikë

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Lartë rrëzon pretendimet e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pretendimet për pafajësi të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Kolegji Penal vendosi të mos pranojë rekursin e paraqitur nga Gjici, duke lënë të pandryshuar dënimin me 3 vjet burg ndaj tij për "korrupsion".

Prej 19 majit Gjici ka lënë qelinë, në zbatim të një vendimi të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që pranoi kërkesën e tij për ta vijuar vuajtjen e dënimit në shtëpi, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Gjici u arrestua pas skandalit seksual me shtetasen Alma Kaçi, që u filmua në zyrën e tij gjatë kohës që ishte kryetar bashkia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos