Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi vodhën një mjet bujqësor për punimin e tokës, të cilin po e transportonin me një automjet tip “Mercedes Benz”.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dy shtetasit e arrestuar janë të moshave 33 dhe 24 vjeç, shkruan A2 CNN.
Nërkohë vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve, me autorë të dyshuar këta shtetas.
Njoftim i Policisë:
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pasurisë, identifikuan dhe bënë ndalimin e dy autorëve të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Panaja, konkretisht shtetasve:
• L. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë;
• N. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, më datë 24.09.2025, në fshatin Panaja, pasi kishin vjedhur një mjet bujqësor për punimin e tokës (frezë), të cilin po e transportonin me një automjet tip “Mercedes Benz”.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve, me autorë të dyshuar këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)