Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Përparim, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Nga të dhënat e para raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.
Mësohet se viktima është Bedri Dedej, i cili dyshohet të ketë qenë punonjës i pastrimit.
"Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. D., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasin K. D., rreth 58 vjeç, këmbësor. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. D. ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit", njofton policia.
(A2 Televizion)