Zbulohen 4000 rrënjë kanabis në Shkodër, e pësojnë kryetarët e fshatrave

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 09:22 | Kronikë

Zbulohen 4000 rrënjë kanabis në Shkodër, e pësojnë

Forcat e Policisë së Shkodrës kanë vijuar me intensitet operacionin antikanabis “Koordinata”, gjatë të cilit janë zbuluar dhe asgjësuar 4002 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, si dhe 510 gramë lëndë narkotike në formën e boçes.

Operacioni u zhvillua në territorin e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, realizuan kontrolle të imtësishme në terren.

Në kuadër të hetimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për pesë kryetarë fshatrash, të dyshuar për përfshirje ose neglizhencë në parandalimin e veprimtarisë kriminale.

Policia bën të ditur se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për ndëshkimin e çdo shtetasi që ka bashkëpunuar ose ka lehtësuar këtë veprimtari të paligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos