Autoritetet policore greke, përmes dronëve, kanë zbuluar një parcelë të madhe pranë fshatit Koshovicë, në kufi me Shqipërinë.
Aksioni i Policisë Greke kishte për synim edhe kapjen e kultivuesve shqiptarë, të cilët parcelën e kanabisit në territorin grek e ruanin nga pjesa shqiptare, në një kasolle pranë kufirit, shkruan A2 CNN.
Autoritetet greke kanë kërkuar ndihmën e homologëve shqiptarë për të zbuluar dhe kapur autorët që ruanin dhe kultivonin kanabisin në territorin grek, ndërkohë që qëndronin në anën shqiptare, në fushën e fshatit Koshovicë.
Në ndjekje të tyre janë vënë forcat policore dhe mësohet se kultivuesit janë futur në brendësi të territorit shqiptar. Ende nuk dihet identiteti i tyre. (A2 Televizion)