“U vra nga shoku i tij”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Babrru: Konsumuan alkool në një lokal bashkë para ngjarjes

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 10:26 | Kronikë
“U vra nga shoku i tij”, detaje të reja nga ngjarja e

Një ngjarje tragjike ndodhi të enjten mbrëma në Babrru. Një 40-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga shoku i tij, pas një konflikti që dyshohet të ketë nisur për motive banale.

Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, në emisionin Dita Jonë solli detaje të reja mbi vrasjen. Sipas tij, viktima dhe autori kishin qenë së bashku në një lokal pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Pasi dolën nga lokali, në gjendje të dehur, ata u konfliktuan fizikisht. Në kulmin e sherrit, autori nxori thikën dhe goditi 40-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vend nga humbja e madhe e gjakut, pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ambulancës, shkruan A2 CNN.

Ngjarja u pa nga shumë dëshmitarë okularë që njoftuan policinë dhe ndihmuan në identifikimin e menjëhershëm të autorit. Po ashtu, kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë filmuan të gjithë momentin e sulmit dhe largimin e autorit. Pamjet tregojnë se pas krimit, ai u largua në këmbë rreth 300 metra, u ul për pak kohë në një tjetër lokal, më pas mori një automjet dhe u nis drejt Durrësit.

Policia ndërhyri menjëherë dhe pas ndjekjes e arrestoi autorin. Në dëshminë e parë para hetuesve, ai ka pranuar konfliktin duke deklaruar se ishte në gjendje të dehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos