Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.
Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe po përgatitet transportimi urgjent me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
A2 CNN mëson se ambasadori Shukrov, ishte duke vrapuar dhe kishte përshkuar gati 8 km kur nuk u ndje mirë. Ai ndodhej për një pushim fundjave në Voskopojë, së bashku me bashkëshorten e tij.
Në përditësim... (A2 Televizion)