
Gjykata Administrative e Apelit ka shortuar ankimin e depozituar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj vendimit të Shkallës së Parë për pretendimet e tij për emërim të parregullt të prokurorit Olsi Dado.
Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerona Hasa.
Administrativja e Shkallës së Parë vendosi më 24 korrik të mos pranojë shqyrtimin e padisë së Veliajt.
Në padi kryebashkiaku kërkonte shfuqizim të dekretit presidencial për emërimin në detyrë të prokurorit Dado. (A2 Televizion)