Arrestohet hajduti i dyqaneve, kërcënonte shitëset me thikë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 15:03 | Kronikë

Arrestohet hajduti i dyqaneve, kërcënonte shitëset me thikë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili akuzohet për një seri grabitjesh në kryeqytet, raporton A2 CNN. Në pranga ra Shkëlzen Zyryqi, banues në Tiranë.

Konkretisht, dyshohet se ky shtetas: më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë); më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Skënder Kosturi”.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos