Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 14:41 | Kronikë

Biznesmeni italian Francesco Becchetti është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Apelit.

Treshja e togave të zeza që vendosi për Becchetti-n përbëhej nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani. Ata vendosën të ndryshonin pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për një pjesë të dënimit, duke i ulur biznesmenit 5 vite nga 17 që mori në total, në vendimin e shkurtit të vitit 2022.

Gjykata e Tiranës e kishte dënuar Becchetti-n me 17 vite burg pasi nga hetimet rezultoi se ai përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrimin e parave.

Becchetti u akuzua për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Mbrojtësit ligjorë të biznesmenit italian iu drejtuan më pas Gjykatës së Apelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos