Grupi negociator i mandatuar nga Sali Berisha për të komunikuar me partitë e tjera opozitare do të nisë ditën e sotme punën për gjetjen e një kandidati konsensual për Bashkinë Tiranë.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se Belind Këllicci, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti nisin sot takimet me aleatët, e më tej edhe me partitë e tjera.
Tre të mandatuarit e Berishës për negociatat, Këlliçi, Alimehmeti dhe Noka sot në mesdite pritet të takohen fillimisht me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Nesër priten takime me drejtuesit e Partisë së Lirisë dhe me forcat e tjera aleate. Ndërkohë gjatë javës së ardhshme takime do të ketë edhe me Agron Shehajn, Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin.
Sipas burimeve, takimet do të jenë fillimisht jo formale e më tej do të ketë edhe takime formale për të arritur në marrëveshje të shkruar. (A2 Televizion)