Falsifikonte viza për emigrantë, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 11:05 | Kronikë

Falsifikonte viza për emigrantë, arrestohet 22-vjeçari nga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Itinerari”, duke goditur një rast të falsifikimit të vizave hyrëse në Shqipëri.

Në pranga u vu Anderson Tra, 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, i cili akuzohet se, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, siguronte dhe shiste viza të falsifikuara për emigrantë nga vendet e treta, kundrejt 1000 eurove për dokument.

Në hetim u proceduan edhe bashkëpunëtorët e tij: shtetasi Yvan Zouzou, 22 vjeç, gjithashtu nga Bregu i Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe shtetasi shqiptar Artan Ruci, 46 vjeç, banues në Shkodër, shkruan A2 CNN.

Sipas hetimeve disajavore të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, janë dokumentuar 7 raste ku ky grup i strukturuar ka ofruar dhe shitur viza të falsifikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos