Dosja “SASPAC”, Ilir Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar

Nga A2 CNN
27 Mars 2026, 15:46 | Kronikë

Dosja “SASPAC”, Ilir Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kërkon gjykim të shkurtuar në çështjen penale të njohur si “SASPAC”. Kërkesa është bërë të pretmen në seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj Beqajt dhe 10 të bashkëpandehurve në Gjykatën e Posaçme.

Në fjalën e tij para gjykatës, duke mohuar akuzat, Beqaj ka kërkuar pushim të çëshjtes penale, ose në të kundërt kthimin e akteve në SPAK për plotësim të hetimit. Po sipas tij, në rast të kalimit të dosjes në gjyq, ish-ministri ka kërkuar gjykim me procedurë të shkutuar.

Në dosjesn “SASPAC”, Ilir Beqaj akuzohet për 6 akuza, të konsumuara në 27 episode të ndryshme. Sipas SPAK, gjatë kohës që Beqaj drejtonte agjencinë që menaxhonte fondet e BE në Shqipëri, ish-ministri është ka kryer “korrupsion” në 2 raste, “shkelje të barazisë në tendera” në 8 raste, “falsifikim të dokumenteve në 9 raste, “mashtrim” me pasoja të rënda e në bashkëpunim në 2 e 3 raste, si edhe “fshehje pasurie” në 3 raste.

Ndërkohë, Beqaj po gjykohet paralelisht në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në formën e grupit të struktururuar kriminal, e dyshuar si e konsumuar prej tij gjatë nënshkrimit të kontatës koncesionare të “Sterilizimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos