Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 10:18 | Kronikë

Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, teksa kujtojmë se më herët në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, biznesmenit iu kontrollua banesa si dhe iu sekustrua telefoni celular.

Jozytarisht gjatë kontrollit të banesës së tij, u bë e ditur se veprimi hetimor lidhej me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve.

Kujtojmë gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj biznesmenit për lidhje me grupet kriminale, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos