Në fshatin Dukat të Vlorës vazhdon zjarri për të katërtën ditë pas riaktivizimit të tij.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se sot po punojnë nga ajri gjatë gjithë kohës dy avionët Canadair të mbërritur nga Greqia, të cilët po hedhin ujë në majën e malit Shën Gjergj në Dukat.
Ndërsa forcat zjarrëfikse dhe efektivët e ushtrisë po luftojnë me flakët me mjete rrethanore në shpatin e malit ngjitur me fshatin Dukat, për mos të lejuar që flakët të shkojnë në fshat.
Ndërkohë kërcënimi vazhdon të mbetet konstant edhe për parkun kombëtar të Llogorasë, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)