Prej orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, në qytet kanë mbërritur forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle të ndryshme për kapjen e personave në kërkim, të përfshirë në ngjarjen e mbrëmjes së të hënës ku një sasi tritoli shpërtheu në një automjet.
Paralelisht, kontrolle janë zhvilluar edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja”. Ende nuk dihen rezultatet e këtij operacioni, ndërkohë që detaje priten në orët në vijim, shkruan A2 CNN.
Ky është operacioni i dytë që zhvillohet brenda tre ditëve, pas atij në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur kontrolle u ushtruan nga forcat operacionale të Tiranës dhe Vlorës, në bashkëpunim me FNSH dhe forcat “Shqiponja”, por pa rezultat. (A2 Televizion)