Altin Dumani para studentëve: SPAK tregoi se askush nuk është mbi ligjin

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
12 Dhjetor 2025, 15:24 | Kronikë

Në fund të mandatit të tij në krye të prokurorisë së posaçme SPAK, tashmë kur është bërë i ditur edhe emri që do ta pasojë, kryeprokrurori i kësaj prokurorie, Altin Dumani në një bashkëbisedim me studentë të universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit, u shpreh se sot SPAK është në funksionalitet të plotë dhe ka treguar se askush nuk është mbi ligjin.

Për të vërtetuar këtë Dumani u është referuar vendimeve të formës së prerë por edhe dosjeve që janë në proces gjykimi apo hetimit.

Dumani nuk e ka fshehur para studentëve edhe presionet që kanë patur trupa e prokurorëve të SPAK nga politika por jo vetëm.

Në fund Dumani u ka kërkuar ligjvënësve që t'u japin mundësi prokurorëve të SPAK, që të rikandidojnë përtej mandatit 9-vjeçar për t’i barazuar në këtë mënyrë me gjyqtarët e posaçëm që nuk kanë asnjë afat në ushtrimin e detyrës së tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos