A2 CNN siguron pamje nga vendi ku u vra biznesmeni italian

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 10:22 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra me armë zjarri pak pas mesnatës biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

Mësohet se biznesmeni italian ka qenë për gjueti në zonën e Salarisë, aty ku edhe u vra nga një person i identifikuar si Gazmend Braçe, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas asaj që A2 CNN mëson, italiani Edoardo Sarchi udhëtonte me automjet bashkë me disa persona të tjerë. Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar dhe në atë moment autori ka hapur zjarr duke qëlluar shtetasin italian.

"Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes", tha policia, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos