Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër shpërndarjes së drogës në zonat turistike, duke vënë në pranga një 18-vjeçar që vepronte në lagjen nr. 13, në Plazhin e Durrësit.
Operacioni i koduar “Zona”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Durrësit, pas informacioneve operative për një të ri që shpërndante lëndë narkotike në zonën e plazhit, shkruan A2 CNN.
I arrestuari është:
K. K., 18 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.
Ai u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit, policia i gjeti dhjetëra doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe qese farmaceutike të përgatitura për paketim.
I riu do të përballet me akuzat: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. (A2 Televizion)