A2 CNN ka siguruar detaje nga operacionit ku u godit rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Burime bëjnë me dije se grupi bazën e kishte në një hotel mes kryeqytetit pranë zonës së njohur si "Tregu Çam".
Koka e grupit në Shqipëri është kolumbiani Lukas Giraldo Bentacur, ndërsa babi i tij Giraldo Bentacur është koka e grupit për gjithë Europën, ai drejtonte disa rrjete prostitucioni në shumë vende të Europës, dhe njihet si një nga personazhet më të njohur të krimit në Kolumbi.

Për arrestimin e tij në Kolumbi kanë shkuar edhe oficerë nga Policia shqiptare, të cilët kanë kryer arrestimin e tij në bashkëpunim me policinë kolumbiane. Një grup nga policia shqiptare zv. Drejtori i Policisë së Tiranës dhe shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve dhe prokurori i çështjes ndodhen në Medelin pasi morën pjesë në finalizimin e operacionit.

Njoftimi i Policisë
"Grupi në Kolumbi vajzat atje i merrni dhe i thoshin që do i çonin në Shqipëri për punësim me paga të larta duke ia paraqitur Shqipërinë si një ishull të bukur ku do të punonin në turizëm dhe kur vinin në vendin tonë i gjenin edhe banesat dhe më pas lidhjet e grupit këtu i detyronin të prostituonin. Në raste kur vajzat nuk i dërgonin lekët shkonin në banesat e familjarëve të tyre dhe i kërcënonin me jetë.
Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Rrjeti”
Në vijim të njoftimit të dhënë më parë për zhvillimin dhe finalizimin e operacionit policor “Rrjeti”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST, ju informojmë se:
Aktualisht, në Kolumbi ndodhen Prokurori i çështjes dhe drejtues të strukturave hetimore të DVP Tiranë, të cilët po marrin pjesë në operacionin e përbashkët ndërkombëtar me homologët kolumbianë.
Gjatë zhvillimit të operacionit në Kolumbi janë arrestuar 10 shtetas, të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.
Operacioni u mundësua me mbështetjen e projektit EU4FAST (EU Support to Strengthen the Fight against Migrant Smuggling and Trafficking in Human Beings in the Western Balkans) dhe Western Balkans Criminal Justice (WBCrimJust), në bashkëpunim me EMPACT (European Multidisciplinary Platform Against Criminal Threats).
Operacioni policor i koduar “Rrjeti” vijon". (A2 Televizion)