Videot me dron, si u vëzhgua nga policia Ylli Zalla

Nga Armand Bajrami
26 Gusht 2026, 10:24 | Kronikë

Videot me dron, si u vëzhgua nga policia Ylli Zalla

Pas arrestimit, Ylli Zalla pretendoi në gjykatë se ishte vetëdorëzuar, ndërsa policia tha se e kishte mbajtur atë në vëzhgim prej ditësh.

A2 ka siguruar pamje të regjistruara nga një dron "Bajraktar", që ka vëzhguar nga distanca Zallën. Në pamje shfaqet Zalla duke lëvizur në një hapësirë pranë banesës, me një armë kallashnikov në krah, që iu sekuestrua pas arrestimit.

Në videon tjetër janë pamjet me dron të momentit të ndërhyrjes së policisë, që e ndihmuar edhe nga RENEA, prangosën të shumëkërkuarin

Në gjykatë, gjatë caktimit të masës "arrest në burg" Zalla tha se ishte dorëzuar vetë në polici, pasi i rrezikohej jeta. Ai tha se i ishin bërë 3 atentate dhe kishte frikë për jetën.

Po sipas tij, zona ku jetonte kishte qenë repart ushtarak, prandaj aty gjendej municion luftarak, me të cilin ai nuk kishte asnjë lidhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos