Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Fierit

Nga Çaku Tafa
26 Gusht 2026, 10:10 | Kronikë

Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Fierit

Një i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Fierit.

Burime pranë IEVP Fier bëjnë me dije për A2CNN se Ardian Malasi, 59 vjeç, është ndjerë keq teksa ndodhej në qeli dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore te punonjësi i Policisë së Burgjeve, i cili ka njoftuar menjëherë ndihmësmjekun rreth orës 8:00, i cili ka njoftuar ambulancën dhe më pas është transportuar në spital.

Ai ka rënë përtokë pa ndjenja dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, përgjatë gjithë rrugës ka qenë me shenja jete, por në spital, sapo do futej në sallë, ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet për hemorragji cerebrale, por autopsia do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos