Çfarë fshihte viktima? Arrestohet një person për vrasjen e Renato Hoxhajt, ekzekutimi u porosit

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 09:30 | Kronikë

Çfarë fshihte viktima? Arrestohet një person për vrasjen

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një person në lidhje me vrasjen e 58 vjeçarit Renato Hoxhajt dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Personi i arrestuar është shtetasi E.M. i cili u kap në Tiranë dhe jo në Ksamil nga sa u raportua më herët.

Në kryeqytet ka pasur disa persona të shoqëruar, por vetëm një prej tyre është marrë për në Vlorë. Ai dyshohet se është një prej personave të përfshirë në ngjarje.

Personi i ndaluar nuk ka rolin e ekzekutorit, por e ka ndihmuar atë të kryej vrasjen.

Zbulimi i ngjarjes është bërë nga mjeti që ka përdorur ekzekutori. Mjeti që ka përdorur vrasësi i 58-vjeçarit më parë i përkiste personit të ndaluar, por ishin ndërruar targat.

Vrasja është me pagesë dhe është porositur nga jashtë vendit. Kontrolle ka pasur dhe në Ksamil pasi ekzekutori dyshohet të jetë larguar jashtë vendit përmes Greqisë.

Mendohet se arsyeja përse 58-vjeçari të jetë vrarë është fakti që ai ka dhënë informacione për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur rreth pak vite më parë.

Praktikisht, dyshohet se viktima informonte grupin rival të një personi të vrarë për vendndodhjen e tij që më pas shkaktoi një viktimë dhe ndezi gjakrat në Vlorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos