Plagoset me thikë 24-vjeçari, paraqitet me urgjencë te Trauma

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 10:26 | Kronikë

Plagoset me thikë 24-vjeçari, paraqitet me urgjencë te Trauma

Një person i plagosur me thikë është paraqitur në spitalin e Traumës rreth orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se i plagosuri, 24-vjeçari Arben Ujka, ka plagë në gjoks dhe kofshë, sipas mjekëve të shkaktuara nga një mjet prerës.

I riu nuk ka pranuar që të tregojë autorin apo shkaqet e ngjarjes, para hetuesve të Policisë, raporton A2 CNN.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos