Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, sekuestrohen mbi 6 milionë lekë në Elbasan

Nga A2 CNN
12 Gusht 2025, 10:03 | Kronikë

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,

Administratorët e 3 subjekteve në Elbasan janë proceduar penalisht pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave. Në operacionin policor të koduar “The Script 2" janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj). 

“Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin. Në përfundim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj)”, njofton Policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos