Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Nga Artin Halili
11 Gusht 2025, 18:41 | Kronikë

Zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë.

Mësohet se zjarri fillimisht është shfaqur në territorin grek e më pas ka kaluar në tokën shqiptare.

Deri në këto momente është e pamundur ndërhyrja për izolimin e flakëve, pasi sipas informacioneve, vendi ku ndodhet vatra e zjarrit, është ende një fushë e minuar thonë burimet lokale, shkruan A2 CNN.

Forca të policisë kufitare, punonjës të MZSH dhe shërbimi pyjor ndodhet në afërsi të zonës për të monitoruar situatën e zjarrit dhe mos lejuar për përhapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos