Aksident i rëndë në Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal, tre të plagosur

Nga A2 CNN
11 Gusht 2025, 19:44 | Kronikë

Aksident i rëndë në Levan-Mifol, makina përmbyset në

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan–Mifol, në vendin e quajtur Ferras.

Sipas informacioneve, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Si pasojë, tre persona janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore, shkruan A2 CNN.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos