Vdes në spital i mituri nga aksidenti në Qafën e Koshovicës

Nga A2 CNN
11 Gusht 2025, 20:37 | Kronikë

Vdes në spital i mituri nga aksidenti në Qafën e Koshovicës

Një lajm i trishtë vjen nga Spitali i Traumës, ku sot është ndarë nga jeta 15-vjeçari i plagosur rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së premtes në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, kur automjeti me të cilin udhëtonin katër persona humbi kontrollin dhe u përmbys në anë të rrugës. Brenda automjetit mbetën të bllokuar të plagosur katër persona, përfshirë edhe të miturin.

Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dalë tym i dendur, duke rrezikuar një shpërthim të mundshëm. Në këtë moment, ndërhyri efektivi 26-vjeçar i policisë, Klajdi Mustaj, i cili nxori të lënduarit nga automjeti.

Pavarësisht ndërhyrjes së tij dhe përpjekjeve të mjekëve, 15-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë sot në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos