GJKKO zbut masën për CEO-n e “Bankers Petroleum"

Nga Armand Bajrami
7 Janar 2026, 16:03 | Kronikë

GJKKO zbut masën për CEO-n e “Bankers Petroleum"

Gjykata e Posaçme vendosi të lirojë nga paraburgimi shtetasin kinez Hongping Xiao, CEO i kompanisë “Bankers Petroleum”. A2 CNN raporton se masa e tij “arrest në burg” u zëvendësua me masën e “arrestit në shtëpi”. Në të njëjtin vendim, gjykata la të pandryshuar masën “arrest në shtëpi” për Lianyi Wang.

Pak ditë më parë, A2 CNN raporton se me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi të zgjasë me tre muaj hetimet ndaj “Bankers Petroleum”.

Xiao e Wang dhe disa funksonarë të tjerë të kësaj shoqërie po hetohen nga SPAK pas dyshimeve për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH-në dhe shmangie të detyrimeve tatimore, duke sjellë dëm në buxhetin e shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos