Vrau fqinjin 81-vjeçar, dënohet me 25 vite burg

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 12:52 | Kronikë

Vrau fqinjin 81-vjeçar, dënohet me 25 vite burg

Gjykata e Tiranës dënon me 25 vite burg Isuf Hasën. Ai u shpall fajtor për "vjedhje me pasojë vdekjen" e fqinjit 81-vjeçar, Xhemal Mata.

Autori ka deklaruar para gjykatës se e ka bërë krimin dhe nuk ka çfarë shton më shumë, duke mos dhënë asnjë arsye.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në Fshatin Shëngjin i Vogël. I moshuari u gjet pa shenja jete. Pas hetimeve të zhvilluara u zbulua se ishte goditur me çekiç në kokë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos