Sekuestrohet BMW-ja e vjedhur, me vlerë 140 mijë euro

Nga A2 CNN
7 Janar 2026, 13:54 | Kronikë

Sekuestrohet BMW-ja e vjedhur, me vlerë 140 mijë euro

Policia e Tiranës ka sekuestruar një makinë luksoze, tip BMW, me vlerë 140 mijë euro, e cila dyshohet se është vjedhur në Gjermani dhe është shitur në vendin tonë. Procedohet penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë. Identifikohet dhe shpallet shtetasi kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri.

“Si rezultat i punës hetimore, të kryer në kuadër të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve luksoze, të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerë rreth 140 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42 vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39 vjeç”, tha policia. Punohet për kapjen e 42-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos