
Gjykata e Posaccme e Apelit do të shpallë nesër në orën 14:00 vendimin në lidhje me pretendimet e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër pezullimiut të afateve të paraburgimit në Shkallën e Parë.
Për të dytën herë radhazi, Ilir Meta, qëndroi i ulur në krah të avokatit të tij në sallën e gjyqit. Ndonëse e fitoi këtë të drejtë në seancën e kaluar, fillimisht toga e shoqërimit e dërgoi në kafazin e xhamtë, ndërsa më pas e la pranë avokatit jashtë kafazit.
Përmes avokatit, Meta tha se Shkalla e Parë i ka cënuar të drejtat dhe standardet ligjore, kur nuk ka pranuar kundështinë e tij ndaj pezullimit të afateve të paraburgimit.
Edhe vetë ish-presoidenti, tha se në asnjë rast nuk ishte bërë shkak për shtyrjen e procesit.
“Dua te theksoj se në asnjë rast unë nuk kam munguar në asnjë seancë gjykimi. Jo vetëm të gjykimit paraprak por edhe të themelit, apo edhe në cështje të tjera. Ndoshta juve ju kujtohet se edhe kur e kam ditur që avokati im s’mund të merrte pjesë unë jam paraqitur në seancë dhe kam kërkuar që gjyqi të vazhdojë pa avokatin. Dhe në këtë rast që ne e ngremë këtë pretendim dua të theksoj se qendimi im atëherë ka qenë të vazhdojë seanca.
Vlerësoj qe është e padrejtë që kur unë marr pjesë më gjyq mua t’më pezullohen afatet e paravurgimit.
Kjo nuk është aspak për shkak tim dhe as në interesin tim. Kjo është gjithmonë në interes të prokurorëve të cështjes dhe ky nyk është i vetmi rast”, tha Meta.
Nga ana e tij, përfaqsuesi i SPAK në sallën e gjyqit, kërkoi rrëzimin e ankimit të Metës, duke pretenduar se vendimet gjyësore që ai kundështon kanë qenë të bazuara në ligj. (A2 Televizion)