I akuzuar për çështjen CEZ-DIA, Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të Kastriot Ismailaj

Nga A2 CNN
19 Gusht 2025, 10:35 | Kronikë

I akuzuar për çështjen CEZ-DIA, Gjykata Kushtetuese cakton

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 16 shtator për shqyrtimin e ankimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, i fajësuar për çështjen CEZ-DIA, një nga episodet që çoi në qeli edhe ish-presidentin, Ilir Meta.

Në Kushtetuese Ismailaj, ish-administrator i DIA-s, kërkon shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Tiranës në vitin 2017 për "mashtrim me pasoja të rënda" dhe "pastrim të parave", si edhe vendimarrjet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqim.

Në të njëjtin ankim, Ismailaj kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimim e konfiskumit të gati 4.2 mln USD, 450 mijë euro dhe 12 mln lekë të sekuestruara pas nisjes së hetimit ndaj tij.

Në Kushtetuese çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh, shkruan A2 CNN.

Ismailaj u fajësua për përvetësimin e gati 5 milionë euro gjatë marrëveshjes CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ. Në shtator 2023 Ismailaj përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos