Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘dhunë në familje’ dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje të tij.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, teksa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. F., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Dhuna në familje", dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje e tij. Po punohet për kapjen e shtetasit I. F. dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)