Një 31-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Vlorës e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit, 10 muaj dhe 17 ditë burg për veprën penale të ‘plagosjes së rëndë me dashje’, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Vlorë-Në këtë kuadër, u ndalua shtetasi:
- G. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)