Indentifikohet autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe 2 të plagosurit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 16:27 | Kronikë

Indentifikohet autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe 2 të

Është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy personave të tjerë, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se autori i dyshuar i krimit të rëndë është shtetasi Elvis Shkëmbi.

Po ashtu mësohet se Shkëmbi ishte prej disa vitesh në gjyqe për çështje pronësie, por ende nuk dihet nëse vrasja ndodhi për shkak të këtyre gjyqeve pronësore, apo jo.

Nga ana tjetër, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ervis dhe Ragip Kurtaj, babë e bir, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, duke marrë trajtim mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos