Ka ndërruar jetë gjykatësi Astrit Kalaja që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Kalaja ndërroi jetë teksa ishte rrugës për në spital. Po ashtu bëhet e ditur se nga të shtënat me armë zjarri brenda Gjykatës, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, babë e bir.
Mësohet se dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Kujtojmë se autori i krimit u arrestua më herët, teksa ende nuk ka të dhëna mbi indentitetin e tij dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ngjarja e sotme është një kambanë alarmi për sigurinë në vend, pasi ajo ndodhi brenda ambienteve të një prej institucioneve që konsiderohet ndër më të sigurtat. (A2 Televizion)