Konfliktohen dy persona në Fier, një plagoset me thikë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 12:13 | Kronikë

Konfliktohen dy persona në Fier, një plagoset me thikë

Sherri mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur në lagjen “Liri” në Fier.

Sipas të dhënave nga policia, shtetasi N.Xh pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin N. K., 30 vjeç, banues në Fier, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos