Dy adoleshentë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi janë plagosur me thikë pas një sherri në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz.
Sipas asaj që A2 CNN mëson, sherri fillimisht ka nisur brenda në oborrin e shkollës dhe më pas kanë dalë jashtë shkollës dhe janë zënë me thika. Në konflikt janë përfshirë rreth 5 nxënës.
Dy 16-vjeçarët e plagosur, me inicialet A.L. dhe B.T. kanë plagë në kraharor. Aktualisht ata ndodhen në sallën e urgjencës dhe po ekzaminohen nga mjekët. Vetëm pas daljes se mjekëve do të bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.
Sakaq policia po sekuestron kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur ngjarjen. (A2 Televizion)