
Një zjarr ka rënë pasditen e të martës në katin e pestë të një pallati në qendër të qytetit të Sarandës, përballë ish-shtëpisë së lindjes. Banesa ku ka rënë zjarri përdorej për lavanderi, shkruan A2 CNN.
Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet zjarrfikëse dhe në kohë rekord kanë bërë shuarjen e zjarrit duke penguar kështu përhapjen e tij në hyrjet e tjera të pallatit pesëkatësh. Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës bëhet me dije se shkak i zjarrit dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë masë elektrike.
Po hetohet për të zbardhur shkakun e rënies të këtij zjarri që nëse nuk do ishte arritur në kohë nga shërbimet zjarrfikëse do të kishte qenë i rrezikshëm për banesat e tjera në pallatin pesëkatësh. (A2 Televizion)