Plagosen me thikë dy adoleshentë në Shkodër

Nga Senad Nikshiqi
3 Prill 2026, 20:19 | Kronikë

Plagosen me thikë dy adoleshentë në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të Shkodrës, pranë shatërvanit, ku raportohet për një plagosje të dyfishtë me thikë mes adoleshentësh.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes disa të rinjve, ku dyshohet se të gjithë janë nën moshën 18 vjeç. Gjatë përplasjes, janë përdorur thika duke lënë të plagosur dy persona.

Të dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa aktualisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos