Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurimit "arrest në burg" për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeccarit Renis Dobra.
Krimi dyshohet të jetë kryer mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit, shkruan A2 CNN.
Në seancë avokatët e të dyshuarve kërkuan të cilësohet i paligjshëm arrestimi i klientëve dhe lirimin e menjëhershëm të tyre. (A2 Televizion)