Mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje! IMT bllokon pallatin në Astir

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 11:44 | Kronikë

Mbi 4 mijë metra katrorë ndërtim pa leje! IMT bllokon pallatin

Aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës vazhdoi edhe këtë fundjavë në disa zona të cilësuara problematike për shkak të dendësisë së popullsisë dhe ndërtimeve pa kriter.

Në njësinë nr. 14, në lagjen e Astirit, forca të shumta të Policisë Bashkiake u panë këtë të shtunë duke mbështetur inspektorët e IMT-së në rrethimin dhe bllokimin e një pallati pothuajse të përfunduar.

Plot 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje dhe në shkelje të lejes urbanistike, u bllokuan dhe ka nisur aksioni për shembjen e objektit. Pallati ishte në shkelje flagrante të rregullave ndërtimore, shkruan A2 CNN.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, i cili drejtoi aksionin, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe se ndërhyrjet nuk do të ndalen. Ai u bëri thirrje sipërmarrësve që të respektojnë rregullat, për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se në të kundërt do të përfshihen në “listën e zezë” të bashkisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos