Një 25-vjeçare belge ka rënë në prangat e Policisë në Aeroportin e Rinasit, pasi u kap teksa donte të largohej nga vendi me një sasi Amphetamine me vete.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
PKK Rinas-U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge.
Sekuestrohet lënda narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i kontrolleve të imtësishëm në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, krahas punës për menaxhimin e fluksit në këtë PKK, arrestuan në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, shtetasen belge K. D., 25 vjeçe.
Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)