
Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec ka ndërhyrë në orën 02:25, pas një njoftimi për zjarr në një bujtinë në fshatin Mëmlisht, shkruan A2 CNN.
Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët u izoluan në kohë, duke shmangur përhapjen e zjarrit në ambientet e tjera të objektit.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar vetëm paneli elektrik i katit të parë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )