“Mos lëviz, në tokë...”, arrestohet 26-vjeçari i rrezikshëm në Korçë, kërcënoi me jetë policin

Nga A2 CNN
18 Shtator 2025, 17:00 | Kronikë

Policia në Korçë ka ndërhyrë në një bllok banimi duke vënë në pranga një 26-vjeçar, i klasifikuar si person me rrezikshmëri të lartë.

I ndaluari Renato Lipe ka kërcënuar me jetë një punonjës të uniformave blu dhe mbante në banesë armë zjarri pa leje me fishek në fole gati për qitje, e cila është sekuestruar nga efektivët që ndërhynë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje kishte siguruar dhe mbante përsëri armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”. Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka kundërshtuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë. Pas thirrjeve të bëra nga ana e Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 26 vjeç, banues në Korçë, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje", njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos