Ditën e sotme, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua me Kreun e SPAK, Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, ajo falënderoi Dumani “për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”.
“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kreun e SPAK Altin Dumani dhe disa prej prokurorëve të përkushtuar që janë pjesë e këtij institucioni. Znj. VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm dhe falënderoi Z. Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. (A2 Televizion)